Manchester City fiton bindshëm 3-0 ndaj rivalit të përjetshëm, Manchester United, në ndeshjen e raundit të katërt të Premier League.
Foden hapi rezultatin në minutën e 18-të, ndërsa në pjesën e dytë Haaland shënoi dy gola të tjerë në minutat 53 dhe 68, duke siguruar fitoren e thellë për ekipin e Pep Guardiolës.
Me këtë fitore, Manchester City ngjitet në vendin e 8-të me 6 pikë, ndërsa Manchester United mbetet në krizë, duke zbritur në vendin e 14-të me vetëm 4 pikë.
Situata në ‘Djajtë e Kuq’ po rëndohet dhe pritet që drejtuesit të vendosin për shkarkimin e trajnerit Ruben Amorim.
/5pyetjet.al