-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla: Nevojitet ngritja e komisioneve të reja për rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e Kuvendit

Kryesoret

Në një deklaratë Taulant Balla theksoi nevojën për ngritjen e një komisioni të ri me një nivel të lartë përgjegjësie dhe eficience.

Balla shprehu bindjen se ky komision duhet të përfaqësojë shumicën, duke ftuar opozitën të bashkëpunojë për të bërë ndryshime që do të sjellin përmirësime të dukshme në punën e Kuvendit.

“Çështjen e ndryshimit të komisioneve e kam inicuar edhe katër vite më parë. Kuvendi i Shqipërisë duhet të ketë organizim të ri me 11 komisione, pra nevojës që Kuvendi ka që më në fund të kemi komision parlamentar për diasporën. Duhet të reflektohet momenti historik ku ndodhet vendi.

Propozimi nga PS është ngritje në nivelin më të lartë të mundshëm të Komisionit për Çështjet Europiane. Në fazën ku ndodhet Shqipëria, ku kërkohet integrim në BE gjatë viteve në vijim, Komisioni për Integrimit duhet t’i takojë mazhorancës”.

“Për të realizuar një punë të mirë dhe për të ngritur një nivel të ri, duhet të bëjmë ndryshime. Ftoj opozitën të bashkëpunojmë për të arritur këto qëllime të përbashkëta,” – tha Balla.

Gjithashtu ai falenderoi dhe ishte i lumtur për detyrën që ka shërbyer si ministër dhe si pjesë e grupit të punës së Qeverisë, sidomos në bashkëpunim të ngushtë me Kryeministrin Edi Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit