-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bllokimi i 8 ton domatëve, fermerët në Dimal: Tregu nuk na i merr, po na kalben produktet

Kryesoret

Prej disa ditësh fermerët e fshatit Samaticë në bashkinë e Dimalit, po përballen me një situatë të vështirë.

Kjo për shkak të mungesës së tregut për shitjen e produkteve të tyre bujqësore, pas bllokimit të 8 ton domatëve nga Shqipëria në Kroaci. Fermerët thonë se pas këtij incidenti, porositë janë ndërprerë pothuajse plotësisht.

“Kemi investuar shume, nuk po e shesim dot mallin as me çmim minimal, Prodhimet po na kalben, po i hedhim në kanal”, thotë një fermer.
Ndërsa një tjetër hedh akuza ndaj fermerëve që kanë abuzuar me pesticidet.

“Për faj të tyre nuk na e blejnë mallin”, thotë ai.

Fermerët kërkojnë urgjentisht ndërhyrjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe strukturave përkatëse për të shmangur falimentimin e tyre të sigurt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit