-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Elia Zaharia shpjegon mbajtjen e mbiemrit Zogu: Nuk është diçka që kam mundur ta ndryshoj

Kryesoret

Pas gjithë zhurmës që ka pasuar divorcit dhe skandalit të videos së dhunshme, Elia Zaharia ka gjetur një farë qetësie, por është përballur me pyetje të shumta lidhur me faktin që mban ende mbiemrin Zogu në rrjetet sociale.

Aktorja ka vendosur të sqarojë situatën për ndjekësit e saj në një video të publikuar në Instagram.

Ajo ka shpjeguar se, megjithë përpjekjet e shumta, nuk ka mundur të ndryshojë mbiemrin në llogarinë e saj, për shkak të një problemi teknik.

“E mbaj akoma mbiemrin Zogu sepse nuk hiqet. Kam mbi dy vite që përpiqem, në më shumë se tre kompani shumë të njohura IT, ta ndryshoj dhe nuk funksionon. Nuk e di çfarë e bllokon. Është diçka teknike që edhe ekipet e Instagram dhe Facebook nuk po i japin drejtim. Nuk ka të bëjë fare me dëshirën apo vullnetin tim. Madje, në çdo punë kam pasur gjithmonë vetëm mbiemrin Zaharia. Derisa të zgjidhet, le ta mendojnë si mbiemri i Geraldinës, vajzës sime, dhe kështu është më e lehtë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit