Sot në Dhomat e Specializuara në Hagë nis faza e mbrojtjes në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Dëshmitari i parë që pritet të paraqitet është James Rubin, ish-zyrtar i lartë amerikan dhe njohës i zhvillimeve në Kosovë gjatë luftës.
Ai pritet të sjellë perspektivën politike dhe diplomatike të kohës për të mbështetur qëndrimin e mbrojtjes.
Ndërkohë, një ditë më parë mijëra shqiptarë nga vende të ndryshme u mblodhën në Hagë në shenjë mbështetjeje për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin, duke kërkuar drejtësi dhe lirimin e tyre.
Kjo fazë e re e procesit shihet si vendimtare për rrjedhën e mëtejshme të gjykimit që ka zgjatur prej muajsh.








