Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të rënda ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, duke e akuzuar për përfshirje në vjedhje të pastra, të dokumentuara, që arrijnë në qindra miliona euro.
Ai theksoi se këto abuzime lidhen me projektin e tunelit të Llogarasë dhe manipulimin e çmimeve në sektorin energjetik.
“Nuk ka patur një hajdute me çizme si Lubi Balluku. Lubi Balluku është e akuzuar me dokumente për vjedhje të qindra miliona euro me tunelin e Llogarasë, prandaj në popull e thërrasin si Lubi Tuneli, me tigrat e saj në Vlorë, por qytetarët shqiptarë të mos harrojnë se vjedhjet më të mëdha janë në fushën e energjisë, ku ajo edhe pas krijimit të bursës për transaksione energjitike, tejkalon në cdo rast bursën për hir të xhepave të saj.”









