Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer sot me akuza të forta ndaj kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi dhe ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu.
Berisha e ka cilësuar Peleshin si përgjegjës për importimin e pesticideve të rrezikshme që helmuan Shqipërinë dhe Ballkanin, ndërsa e ka akuzuar për lidhje me skandale korruptive si ai i termocentralit të Maliqit.
Po ashtu, Berisha ka sulmuar Vengun për lidhjet e tij me kartelin e Troplinëve dhe për firmën që lejoi kalimin e Portit të Durrësit në duar të sheikut arab Al Alabar.
“Niko Peleshi është Rragami i Spirobajrit, i transferuar te Suel Çela. Aferat e Peleshit për termocentralin në Maliq janë të gjitha të hapura. Ai është ministri i Bujqësisë që është akuzuar se ka krijuar fermat e tij. Janë dokumentet, duhet të ishte atje ku e meriton. Soli pesticid me tonelata, të shkallës më helmuese, me të cilët helmoi të gjithë Ballkanin, importi i të cilave ishte i ndaluar me ligjin shqiptar dhe europian. Peleshi ka mbrojtjen e plotë të Ramës dhe mercenar Dumanit. Dhe tani vendoset si figura e dytë e shtetit. Natyrisht ka figurë të parë që firmos Diellën në mënyrë antikushtetuese, pas atij është vendosja e atij në atë vend.”