Mbrojtja në gjykimin e katër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nisi sot me dëshminë para Dhomave të Specializuara në Hagë. Dëshmitari i parë i thirrur nga mbrojtja e Thaçit është ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin.
KLIKO KETU per te ndjekur LIVE seancen gjyqesore
Rubin rrëfeu detaje nga roli i tij gjatë procesit të demilitarizimit të UÇK-së në Kosovë.
Ai tha se detyra e tij ishte të pasqyronte pikëpamjet e të gjithë aleatëve të NATO-s dhe vendeve pjesëmarrëse në KFOR, ndërsa struktura e UÇK-së ishte e paorganizuar dhe e vështirë për t’u kuptuar, sipas tij.
Rubin tha se Thaçi ishte i ri dhe nuk kishte kompetenca të merrte vendime për aspektet ushtarake të UÇK-së.
Ai përfaqësonte pikëpamjet e komandantëve të tjerë, ndërsa ata e informonin për qëndrimet e tyre, shpjegoi Rubin.
“Nuk u thoshte Hshimi komandantëve se çfarë të bënin, por komandantët i thoshin atij”.
Rubin përshkroi gjithashtu tensionet brenda UÇK-së, ku disa komandantë kërkonin të ruanin nivelin maksimal të forcës ushtarake, ndërsa ndërkombëtarët synonin minimumin, për të lehtësuar demilitarizimin.
Ky dialog i vështirë, sipas Rubinit, tregonte qartë se roli i Thaçit ishte më shumë politik sesa ushtarak.
“Unë këtë e përktheva si rol të një ministri të Jashtëm, ose rol politik”, tha Rubin.
LIVE-Gjyqi në Hagë/ Rubin: Thaçi s’mund të diktonte rregulla dhe kushte brenda UÇK-së








