Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet malore lindore do të ketë vranësira kalimtare, të shoqëruara me reshje të dobëta e afatshkurtra gjatë mesditës dhe pasdites.
Era do të fryjë mesatarisht me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi deri në 17 m/s në zona luginore dhe bregdetare.
Valëzimi në det do të jetë mesatar, me forcë 2-3 ballë.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 31°C.