Në seancën e radhës për dosjen “Partizani” në Gjykatën e Posaçme për Krime të Rënda GJKKO, vetëm i pandehuri Jamarbër Malltezi ka qenë i pranishëm fizikisht në sallë, ndërkohë që Sali Berisha, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina janë përfaqësuar nga avokatët e tyre.
Gjatë seancës avokati i Sali Berishës Genc Gjokutaj, ka paraqitur kërkesa paraprake dhe ka kontestuar aktin e marrjes së Berishës si të pandehur, duke kërkuar dhe pavlefshmërinë e akuzave të ngritura ndaj tij.
Seanca do të vazhdojë me shqyrtimin e kërkesave dhe çështjeve të tjera të lidhura me dosjen.









