Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga puna në kantierin e rrugës Shirokë-Zogaj një projekt infrastrukturor që sipas tij do të sjellë zhvillim të ri për rajonin e Shkodrës.
“Mirëmëngjes! Me punimet në këtë rrugë po hapim mundësi të reja për Shkodrën. Ju uroj një javë të mbarë,” shkruan Rama në postimin e tij.









