-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Saga e Dinejve – Çamët që bënë histori

Kryesoret

Ditën e enjte në orën 18:00 në Hotel Tirana International bëhet prezantimi i dy librave mjaft të rëndësishëm;

📖 “Dino – Shtegëtarët e Portës Sublime”, nga autori Luan Rama

📖 “Abedin Dino dhe Çështja Çame Sot’, nga autori Ahmet Mehmeti

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ju fton të merrni pjesë në këtë aktivitet që sjell në vëmendje historinë dhe kontributin e familjes së madhe të Dinejve dhe Abedin Pashë Dinos.

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” thekson se historia do të marrë trajtë vizuale përmes ekspozitës: “Saga e Dinejve – Çamët që bënë histori”, e cila do të hapet për publikun në Kalanë e Tiranës dhe do të qëndrojë e vizitueshme në datat 18 – 19 – 20 shtator 2025.

“Ky aktivitet është një ftesë për të udhëtuar nëpër kohë: nga faqet e librave te imazhet e ekspozitës, për të kujtuar dhe për të vlerësuar trashëgiminë e familjes Dino, që la gjurmë në historinë tonë kombëtare”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit