Kolegji Zgjedhor Gjyqësor vendosi më 30 tetor 2025 regjistrimin e Gjergji Nikës si kandidat për Kryetar Bashkie në Vlorë për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit 2025.
Vendimi, i marrë unanimisht nga gjyqtarët, shfuqizon refuzimin e mëparshëm të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe e konfirmon Nikën në listën e kandidatëve për disa njësi të qeverisjes vendore.
Kjo vendimarrje hyn në fuqi menjëherë dhe është e formës së prerë. Kujtojmë se më parë KQZ dhe KAS e kishin përjashtuar Nikën, duke argumentuar se, megjithëse ai ishte këshilltar bashkiak i Vlorës, duhej të regjistronte një Komitet Nismëtar për të garuar si kandidat i pavarur.
Nika do të garojë si kandidat i pavarur, me PD dhe PS si kundërshtarë kryesorë.
/5pyetjet.al









