Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë arritur një marrëveshje në lidhje me platformat sociale TikTok.
Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent tha se “Janë dy palë private në negociatë, por kushtet tregtare janë rënë dakord.”
Ndërkohë takimet në Madrid pritet të zgjasin deri të mërkurën. Ndërsa Trump njoftoi se do të zhvillojë një bisedë direkte me presidentin kinez, Xi Jinping të premten me 19 shtator. Ata do të diskutojnë më tej për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtinë dypalëshe.