Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momente të mrekullueshme nga dasma e djalit të saj, Genar Topalli, me Cindy Marina.
Ceremonia e kurorëzimit të dashurisë së çiftit u zhvillua në Bazilikën e Shën Marisë të Altarit të Qiejve në Romë.
Në një postim emocionues në Facebook, Topalli shprehu ndjenjat e saj si nënë, duke theksuar se ky ishte një moment i paharrueshëm dhe plot mirënjohje.
Ajo uroi çiftin që martesa e tyre të jetë gjithmonë e mbushur me dashuri, respekt dhe bekim nga Zoti.