-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vazhdon seanca për aferën Partizani me Sali Berishën dhe të tjerë

Kryesoret

Sot në orën 10:30 zhvillohet seanca e radhës për aferën “Partizani”, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha dhëndri i tij Jamarbër Malltezi si dhe Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.

Në seancën e kaluar, avokatët e Berishës dhe Malltezit kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese, duke pretenduar se GJKKO është nën kontrollin e SPAK dhe se gjyqtarët janë të shantazhueshëm.

Kjo kërkesë u rrëzua më 28 korrik, ndërsa u refuzua edhe kërkesa e relatoreve Elsa Ulliri për dorëheqje për shkak të lidhjeve familjare me një nga të pandehurit.

Dosja për aferën “Partizani” ka për qëllim hetimin e korrupsionit dhe pastrimit të parave, ku Berisha akuzohet për ndërhyrje në legjislacion për përfitime të dhëndrit të tij, ndërsa Malltezi dhe të tjerët dyshohen për përfitime të paligjshme dhe pastrim parash.

Gjithashtu, tre kompani janë përfshirë në gjykim për pastrim parash.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit