Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka pritur sot në Tiranë ministrin e Mbrojtjes së Bullgarisë, Antanas Zapryanov.
Ata diskutuan për marrëdhëniet mes dy vendeve në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë, duke vlerësuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit rajonal përballë sfidave të përbashkëta në Evropën Juglindore.
Gjithashtu diskutuan edhe për projektet strategjike për industrinë dhe infrastrukturën, përfshirë Korridorin VIII dhe portin në Porto Romano, si nyje të rëndësishme për rritjen e lëvizshmërisë së forcave aleate të NATO në rajon.
Ata rikonfirmuan angazhimin për të vijuar kontributin e përbashkët në misionet ndërkombëtare.