Mbrëmjen e së dielës në lagjen Ahmet Haxhija të qytetit të Shkodrës katër banesa u përfshinë nga flakët, të dyshuara se si pasojë e një shkëndije elektrike.
Dy prej banesave atyre të B. K., 80 vjeç, dhe S. K., 74 vjeç u shkrumbuan plotësisht, ndërsa dy të tjera, të F. K., 68 vjeç, dhe Sh. Z., 75 vjeçe, u dëmtuan pjesërisht.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ky incident. Grupi hetimor punon për zbardhjen e plotë të shkakut.


                                    





