Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka lëshuar deklarata të forta ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke e krahasuar atë me Adolf Hitlerin.
“Ata që qeverisin Izraelin nuk janë gjë tjetër veçse një rrjet vrasësish që e kanë transformuar vizionin e tyre radikal në një ideologji fashiste. Në këtë kuptim, Netanyahu është praktikisht i lidhur ideologjikisht me Hitlerin. Ai e zotëron këtë karakteristikë,” tha Erdogan, duke folur me gazetarët pas kthimit nga samiti i Dohas, raporton Anadolu.
“Ashtu si Hitleri, i ndikuar nga progresi i bërë, nuk ishte në gjendje të parashikonte humbjen që e priste, Netanyahu do të pësojë të njëjtin fat përfundimtar. Unë besoj në këtë,” shtoi Erdogan.