Pasditen e sotme një turist është gjetur pa shenja jete në Valbonë. Ai ka humbur jetën gjatë një aksidenti dhe ka rënë në humnerën në zonën e Qafës së Valbonës.
President i Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor, Artur Guni ka deklaruar se turisti ishte duke eksploruar zonën kur dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në një terren të thepisur.
Ndërkojë ekipi i kërkim-shpëtimit të Valbonës, pjesë e federatës shqiptare ka shkuar për ta nxjerrë së bashku me ekipin e kërkim shpëtimit të federates së Kosovës.
Aksidentohet në shtegun Theth-Valbonë, turisti gjendet pa shenja jete