Në kuadër të kontrolleve të rrepta kufitare, janë zbuluar dy raste të mosdeklarimit të parave në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.
Gjatë kontrollit një person me inicialet V. B. 38 vjeç, u kap me 11,985 euro dhe 30,000 lekë që nuk i kishte deklaruar.
Po ashtu një tjetër person, F. I., 45 vjeç, u gjet me 20,000 euro, të cilat nuk ishin deklaruar ashtu siç kërkohet.
Pasi u morën masat përkatëse, materialet e rastit u dorëzuan në Prokurori për procedim ligjor për mosdeklarimin e shumave të parave.