Kuvendi do të zhvillojë dy seanca plenare ditën e sotme.
E para nis në orën 10:00, ku do të diskutohet projektvendimi për zgjedhjen e zëvendës kryetarëve të Kuvendit dhe përbërjes së Byrosë.
Seanca e dytë, në orën 17:00, do të përqendrohet te zgjedhja e kryesive të komisioneve të përhershme.
Opozita ka kundërshtuar strukturën e re, duke akuzuar mazhorancën për heqjen e Komisionit të Integrimit nga opozita dhe ka kërkuar ndërhyrjen e ambasadave për të ndaluar miratimin e ndryshimeve.
Po ashtu Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar 16 ministrat e rinj të kabinetit “Rama 4”, dhe pritet vota e besimit në Kuvend.









