Sali Berisha mblodhi urgjent grupin parlamentar pasi shumica socialiste miratoi ndryshimin e rregullores së re të Kuvendit të Shqipërisë. Ish-kryeministri tha se Edi Rama shkeli me të dyja këmbët rregulloren e Kuvendit. Kryetari i PD-së tha se rregullorja e re dhe dekreti për ministren virtuale ‘Diella’ do të dërgohen në Kushtetuese.
“Presidenti dekreton një ministër virtual, inekzistent, duke thyer Kushtetutën, vendin dhe Presidentin dhe e bën këtë si një skllav i vërtetë i Edi Ramës. Ky është i implikuar deri në palcë në vjedhjen dhe shpërdorimin e pronave të ushtrisë dhe detyrohet të firmosë cdo gjë që i çon Edi Rama. Zhurma po i kthehet Ramës në boomerang.
Diella, po i bëhet ferr Ramës. Këtë dekret duhet ta nisim urgjent në Gjykatën Kushtetuese. Gjithashtu duhet të dërgojmë në Kushtetuese për pezullimin e miratimit të ndryshimeve të rregullores së Kuvendit ku janë shkelur nenet e Kushtetutës dhe rregullorja e Parlamentit” tha ai.