Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ashpër në Kuvend lidhur me ndryshimet e propozuara në rregulloren e Kuvendit, duke i akuzuar për shkelje të Kushtetutës dhe për nënvlerësimin e rendit kushtetues të Shqipërisë.
Fjalimi i tij ka nxitur tensione të mëdha mes mazhorancës dhe opozitës, duke theksuar rrezikun që mund të sjellë një veprim i tillë për demokracinë dhe shtetin e së drejtës.
“Të fillosh detyrën duke shkelmuar Kushtetutën, po damkos në mënyrë vendimtare veten tënde. Tregon se nuk je gjë tjetër veçse një sekretar mjeran i Edi Ramës,” – Sali Berisha.








