-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: Ky është një angazhim i vazhdueshëm për të drejtat dhe liritë e qytetarëve

Kryesoret

Rama ka theksuar rëndësinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke e cilësuar këtë si një angazhim që nuk është i momentit, por një përpjekje të vazhdueshme.

Në një deklaratë të tij, Rama theksoi se ky nuk është një fitim i njëherëshëm, por një përpjekje që çdo ditë sjell progres, duke u fokusuar te siguria dhe garantimi i të drejtave dhe lirive të qytetarëve shqiptarë.

Ai gjithashtu vuri në dukje mbështetjen e madhe të popullit danez dhe rëndësinë e vazhdimit të këtij rrugëtimi, pa lejuar që dikush të bllokojë këtë përpjekje historike.

“Kjo nuk ka të bëjë me marrjen e një shpërblimi njëherë e përgjithmonë por te realizohemi çdo ditë. E dimë që ka sfida dhe duhen shumë përpjekje e dimë që nuk ka asnjë rrugë tjetër. Kjo është hera e parë për ne në histori që zgjedhim me kë të martohemi. Kjo është një perandori pjesë e të cilës duam të jemi. Nje perandori të drejtash sigurie e sigurimi ku më së fundi qytetarët tanë do të sigurohen që të drejtat dhe liritë e tyre nuk do tu merren nga skush më pas. Danimarka ka shumë për të bërë dhe ministrja ka një ditë të gjatë para saj dhe gjëra të tjera për të bërë për të vijuar me detyrimet .

Ishte diçka që vërtetë na erdhi mirë kur pamë Barometrin që përmendi Marta dhe kur u kuptuam që populli danez është një ndër mbështetësit më të mëdhenj të anës tonë. Duhet ta përhapim këtë në Europë dhe askush të mos guxojë të na bllokojë, mes nesh dhe vikingëve është një sipërmarrje që është e rrezikshme”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit