-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Bardhi: Shkelje e Kushtetutës, një tentativë për ndryshime pa procedurë të duhur

Kryesoret

Rinis senca, pritet të votohen ndryshimet e rregullores.

Gazmend Bardhi ka ngritur shqetësime lidhur me ndryshimet e propozuara në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë, duke theksuar se kjo mund të jetë një shkelje e drejtpërdrejtë e Kushtetutës.

Sipas tij, çdo tentativë për të miratuar ndryshime pa respektuar procedurat e përcaktuara nga Kushtetuta do të dëmtonte thelbin e procesit demokratik dhe ligjor të vendit.

Bardhi ka theksuar se, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Kuvendi mund të miratojë një projektligj me procedurë të përshpejtuar, por vetëm në rastet kur ka kaluar një periudhë minimale njëjavore nga fillimi i shqyrtimit të tij.

Keni miratuar një vendim për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit. Në përputhje me kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Kuvendi me kërkesë të Këshillit të Ministrave ose kërkesës së 1/5 së të gjithë deputeteve, mund të miratojë një projekt ligj me procedurë të përshpejtuar, por jo më parë se një javë nga fillimi i procedurës së shqyrtimit. Ajo që ju po tentoni të bëni sot, a thua se Shqipëria është në gjendje lufte është në shkelje të kushtetutës.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit