Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, ka nisur vazhdimin e dëshmisë para Dhomave të Specializuara në Hagë.
KLIKO KETU per te ndjekur LIVE seancen gjyqesore
Ai është thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit dhe po merret në pyetje nga Prokuroria. Dëshmia e Rubinit pritet të përfundojë sot.
Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, i pari që hapi dëshminë e mbrojtjes për ish-eprorët e UÇK-së në Hagë, është një diplomat dhe ekspert i njohur amerikan me mbi 35 vjet përvojë në politikën e jashtme.
Në vitin 1999, ai ishte i angazhuar si negociator i posaçëm për të siguruar çmobilizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në rolin e dëshmitarit, ai u thirr nga ekipi mbrojtës i Hashim Thaçit, ish-udhëheqës politik i UÇK-së.
LIVE-Rubin: Nuk kam informacione që lidhin Thaçin ose Krasniqin me pretendimet për ekzekutime