Orët e paradites do të kenë kthjellime dhe kalime vranësirash, veçanërisht në bregdet, ndërsa vranësira më të theksuara priten në zonat malore Lindore.
Pas mesditës vranësirat do të mbulojnë të gjithë territorin dhe priten shira të izoluara në skajin verior dhe verilindor.
Temperaturat do të variojnë nga 12°C në Bulqizë deri në 33°C në Berat.
Era do të fryjë lehtë me shpejtësi deri në 25 km/h, duke krijuar dallgëzim të papërfillshëm në brigjet detare.