-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Islam Metën, akuzohet për vrasjen e Petrit Puplës

Kryesoret

Prokuroria e Dibrës ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Islam Metën, i akuzuar për vrasjen e Petrit Puplës, një ngjarje që ndodhi më 22 janar 2024 në fshatin Vig.

Meta akuzohet se ka ekzekutuar Puplën si hakmarrje për një ngjarje të ndodhur 15 vite më parë, kur viktima plagosi vajzën e tij.

Sipas hetimeve, Meta qëlloi me armë zjarri Puplën ndërsa ky i fundit po ecte në rrugë i shoqëruar nga një tjetër person.

Pas vrasjes, Meta ka njoftuar policinë dhe është larguar në drejtim të shtëpisë së tij.

Një pjesë e hetimeve janë mbështetur në dëshminë e djalit të Metës, i cili ka sqaruar se konflikti mes babait dhe viktimës kishte lindur për shkak të plagosjes së vajzës së tij, një ngjarje që kishte ndodhur shumë vite më parë dhe për të cilën Pupla ishte dënuar me 12 vjet burgim.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se, disa muaj para ngjarjes, Meta i kishte dërguar një mesazh përmes dajës së tij viktimës, duke e paralajmëruar të mos kthehej më në fshat, përndryshe do ta vriste. Ky mesazh ka vërtetuar motivin hakmarrës të vrasjes.

Prokuroria ka mbështetur kërkesën për dënimin me burgim të përjetshëm për Islam Metën për veprën penale “Vrasje me paramendim” dhe ka argumentuar se i pandehuri ka konsumuar tërësisht elementet e kësaj vepre, të parashikuara nga Kodi Penal i Shqipërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit