-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rubin: Ishte e qartë se Thaçi kishte eprorë nga të cilët duhej të merrte miratime

Kryesoret

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, vazhdon dëshminë e mbrojtjes për ish-eprorët e UÇK-së në Hagë. James Rubin tha se Hashim Thaçi “nuk më ka thënë asnjëherë fjalë për fjalë se çfarë duhet të bënte apo se me kënd duhej të konsultohej”.

“Thaçin e njoha në Rambuje dhe ai nuk ishte i hapur me mua, e as unë më. Ai nuk më tregonte çfarë duhet të bënte dhe pse i bënte”, tha Rubin.

Ai theksoi se për të ishte “e qartë” se Thaçi kishte “eprorë diku nga të cilët duhej të merrte miratimin”.

“Ai ishte shumë i mjegullt në gjuhën e tij, thoshte se duhej të konsultohej me komunitetin, me udhëheqësit, me popullin. Unë nënkuptova që [Adem] Demaçi ishte shumë i rëndësishëm, sepse ai kishte folur me Medeleine Albright dhe ishte ndër personat që nuk ishte në favor të Rambujesë. Fakti që duhej të konsultohej me të, sipas meje, ai përpiqe j që t’i përfshinte të gjithë në proces. Nuk e di a i kërkohej ta bënte këtë.”, tha Rubin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit