Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka reaguar ndaj raportimeve të ndryshme që sugjeronin se ai ishte informuar paraprakisht për sulmin izraelit në Katar nga kryeministri Benjamin Netanyahu.
Në një deklaratë për media nga Shtëpia e Bardhë, Trump mohoi këto spekulime dhe theksoi se ai kishte mësuar për sulmin “si të gjithë të tjerët”.
Pas raporteve të Axios, që thonin se Netanyahu kishte sinjalizuar një ofensivë në Katar, Trump bëri të qartë se nuk kishte pasur një komunikim paraprak midis tij dhe kryeministrit izraelit.
Pasi u pyet nëse kishte siguri që Izraeli nuk do të sulmonte përsëri Dohën, Trump e dha përgjigjen e tij pa ekuivok: “Izraeli nuk do ta sulmojë përsëri Katarin.”








