Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se forcat ushtarake të SHBA-së shkatërruan një anije të dyshuar me drogë që po lundronte në ujërat ndërkombëtare me destinacion Shtetet e Bashkuara.
Në sulm, tre persona u vranë dhe Trump i cilësoi ata si pjesë të “karteleve të dhunshme të trafikut të drogës”. Megjithatë, ai nuk paraqiti prova konkrete për ngarkesën e anijes.
Tensionet mes SHBA-së dhe Venezuelës janë rritur pas dislokimit të anijeve luftarake amerikane në Karaibe për të luftuar trafikun e drogës.
Trump theksoi se kjo ishte një goditje e dytë direkte ndaj grupeve të lidhura me narkotrafikun.
Ai gjithashtu deklaroi se SHBA ka prova të qarta që këto anije përmbanin kokainë dhe fentanyl, por pranoi se një pjesë e konsiderueshme e drogës vazhdon të hynë nëpërmjet rrugëve tokësore.