Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti sot në takim komandantin Suprem të Aleancës në Evropë (SACEUR) gjeneralin Alexus Gregory Grynkewich.
Ata gjatë takimit biseduan për investimet në industri dhe infrastrukturë kritike, që Shqipëria po ndërmerr për të rritur strukturalisht dhe vijueshmërisht kapacitetet e saj mbrojtëse dhe reaguese në përputhje me angazhimet në Samitin e Hagës.
Gjithashtu Vengu vuri në dukje se inovacioni do të jetë në qendër të investimeve modernizuese në të gjithë spektrin e aktivitetit industrial dhe ushtarak.