Ndeshja mes Ajaksit dhe Interit është një nga përballjet më të pritura të ditës në Ligën e Kampioneve, ku përballen finalistët e sezonit të kaluar.
Të dy ekipet synojnë të nisë me fitore një rrugëtim të ri drejt fazave finale të turneut më të rëndësishëm në Europë.
Trajneri i Interit, Kivu, ka konfirmuar vendimin për të lënë sërish në portë portierin Zomer, pavarësisht kritikave që i janë bërë më herët zviceranit.
Në sulm trajneri ka zgjedhur të nisë me të riun Espozito në vend të Lautaro Martinez, i cili do të nisë ndeshjen nga stoli.
Ky ndryshim në formacion tregon besimin e trajnerit në potencialin e lojtarëve të rinj, ndërsa Interi kërkon të bëjë një paraqitje të fortë kundër një Ajaksi gjithnjë të rrezikshëm në shtëpi.








