-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

AKSK paralajmëron për mesazhe mashtruese me gjoba të rreme trafiku

Kryesoret

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar qytetarët për një fushatë mashtruese me mesazhe SMS të njohura si “smishing”, që përmbajnë gjoba të rreme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Mesazhet përmbajnë një link të rremë që kërkon kryerjen e pagesave online, duke rrezikuar të dhënat personale të qytetarëve.

AKSK u bën thirrje qytetarëve të mos klikojnë në këto lidhje dhe të mos japin asnjë informacion personal.

Autoriteti ka marrë masa për të bllokuar faqet e përdorura në këtë skemë dhe nxit qytetarët të raportojnë menjëherë çdo rast të ngjashëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit