Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, ka reaguar mbi nisjen e procesit për përzgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke theksuar rëndësinë e një procedure të drejtë dhe të paanshme.
Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, Bergner vlerësoi punën e deritanishme të kreut aktual, Altin Dumani, duke theksuar se SPAK ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“SPAK ka fituar besimin e qytetarëve dhe të partnerëve ndërkombëtarë përmes rezultateve të prekshme.
Procesi për zgjedhjen e drejtuesit të ri duhet të jetë i bazuar në meritë, i hapur dhe pa asnjë ndikim nga jashtë,” tha ambasadori gjerman.
Ai theksoi gjithashtu se pavarësia e drejtësisë është një nga kriteret kryesore që Gjermania merr parasysh në vlerësimin e progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.








