Një automjet u përfshi nga flakët pasditen e sotme në qytetin e Beratit, duke u shkrumbuar brenda pak minutash.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa Policia e Shtetit pritet të japë njoftimin zyrtar për rrethanat e ngjarjes.
Ky është rasti i tretë në zonë ku automjetet marrin flakë në rrugë, duke krijuar shqetësim tek banorët.









