-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dokumenti/ Programi i Ramës për mandatin e katërt

Kryesoret

Nesër do të zhvillohet seanca e radhës parlamentare, ku do të prezantohet programi qeverisës. Konferenca e Kryetarëve u mblodh sot për të vendosur se si do të zhvillohet seanca.

Partia Demokratike kërkoi debat pa limit kohor. Në përfundim u vendos që deputetët të kenë nga 10 minuta kohë në Kuvend për debat mbi këtë çështje.

Deri të premten pritet të jetë miratuar qeveria e re dhe më pas të bëhet betimi në presidencë për të konsoliduar qeverinë e katërt të Edi Ramës.

Më poshtë programi qeverisës që Edi Rama pritet që të prezantojë nesër në Kuvend në mandatin e katërt.

Programi ndahet në tre shtylla kryesore: Shqipëria Europiane, Rritja Ekonomike e Qëndrueshme dhe Mirëqenie për të Gjithë. Programi synon modernizimin e shtetit, integrimin europian dhe përmirësimin e standardit të jetesës.

Prioritet mbetet anëtarësimi në Bashkimin Europian deri në vitin 2030. Programi thekson digjitalizimin e administratës dhe sigurinë kibernetike, përmes platformës “e-Albania 2.0” dhe përdorimit të inteligjencës artificiale për shërbime publike.

Reforma në drejtësi do të konsolidohet me miratimin e kodit të ri penal e atij civil, përmirësimin e infrastrukturës gjyqësore dhe reduktimin e korrupsionit. Po ashtu, parashikohet forcimi i diplomacisë dhe i rolit të diasporës në zhvillim.

Programi qeverises i Rames per mandatin e katert

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit