Genar Topalli, djali i ish-kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, ka reaguar për herë të parë lidhur me polemikat mbi shpenzimet e dasmës së tij me Cindy Marinën në Romë.
Ai mohon çdo pretendim për shpenzime luksi apo përdorim të parave publike, duke theksuar se ceremonia u zhvillua në Bazilikën e Shën Marisë, ku nuk ka pagesë por vetëm një donacion simbolik.
“Darka u organizua në një ambient në Romë, me kosto të krahasueshme me ato të një dasme në Shqipëri,” shpjegon Topalli.
Ai thekson se dasma u financua nga ai dhe bashkëshortja, me mbështetjen e familjes së Cindy-t, që jeton prej dekadash në SHBA dhe ka biznese të suksesshme.
“Ky sqarim bëhet për të hedhur poshtë komentet me shifra të pavërteta dhe spekulative,” përfundon ai në postimin e tij në Facebook.








