-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Jemi 6 milionë shqiptarë në Ballkan”- Letra e panjohur që Nano i çoi PDK-së

Kryesoret

E ndërsa ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po përballen me drejtësinë në Hagë, 5Pyetjet.al publikon për herë të parë një letër që ish-kryeministri Fatos Nano, i dërgonte PDK-së (në fillim partia kishte emrin Partia për Progres Demokratik e Kosovës)duke e evidentuar si pasuese politike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Letra mban datën 14 Tetor të vitit 1999. Nano shkruante në letër se PDK-ja është trashëgimtare e vlerave të lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, të fituara me sakrifica të mëdha, gjak dëshmorësh dhe heroizmin e Adem Jasharit.

Partia Socialiste, me qeverisjen e saj demokratike dhe si forcë politike që synon të ndërtojë një Shqipëri sipas modeleve të aleatëve tanë perëndimorë, është e gatshme dhe e vendosur ta forcojë e ta thellojë më tej bashkëpunimin me Partinë e Progresit Demokratik, për të punuar e ndërtuar së bashku me të gjitha forcat e tjera politike progresiste të kombit tonë dhe në aleancë me partnerët tanë perëndimorë, të ardhmen demokratike, mirëqenien dhe prosperitetin për mbi 6 milionë shqiptarët që jetojnë në Ballkan” shkruan Nano. 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit