Sot para gjykatës u paraqitën disa persona të dyshuar për pjesëmarrje në një skemë mashtruese investimesh përmes platformës “XUEX”.
Një prej tyre është Emanuel Taullau, kamarier në Lushnjë, i cili dyshohet se ka përdorur ambientin e punës për të bindur qytetarë të ndryshëm të investojnë para në këtë skemë.
“Pse u arrestua çuni im? Nuk kishte koka më të mëdha aty? Drejtore, ekonomiste… të gjithë e dinë! Moj, unë vetë ia dhashë lekët. I thashë: luaj të kesh ndonjë lek për vete. Kishte dy-tre muaj që luante. Një milion i dhashë, fitim nuk morëm, dua vetëm të më vijë çuni. Nuk e dinim që ishte e gabuar, ” u shpreh nëna.
“U habitëm! Ne nuk dimë asgjë. Djali punonte, ishte kamarier. Avokatin e kemi marrë vetë. Dikush duhet t’i paralajmëronte që kjo ishte e gabuar,” tha tezja.
Sipas prokurorisë, Emanuel Taullau ka promovuar aktivisht platformën, duke ftuar persona të ndryshëm të investojnë shuma të mëdha parash.








