Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të bashkohet përballë luftërave, krizave dhe politikave proteksioniste të Presidentit amerikan Donald Trump.
Në një simpozium të Fondacionit Konrad Adenauer mbi Traktatin e Lisbonës, Merkel theksoi se edhe Gjermania, ekonomia më e madhe e BE-së, është e vetmuar në fushën ndërkombëtare, ndaj bashkimi europian bëhet më i rëndësishëm se kurrë.
Merkel paralajmëroi gjithashtu për kufizimet e Marrëveshjes së Lisbonës, duke thënë se ndryshimet e mëdha kërkojnë konsensus të gjerë, çka mund të pengojë veprimet efikase të BE-së. “Duhet të jemi të kujdesshëm që të mos e bëjmë të pamundur për veten tonë të veprojmë,” tha ajo.








