-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ndaloni ofensivën”, thirje për ndërprerje të menjëhershme në Gaza

Kryesoret

Ushtria izraelite ka konfirmuar fillimin e ofensivës tokësore në Qytetin e Gazës. Ofensiva tokësore e Izraelit në Qytetin e Gazës mund të zgjasë për shumë muaj, thanë përfaqësues të ushtrisë izraelite.

“Ekziston një rrjet i gjerë tunelesh nën rrugë, që lidhin qendrat e komandës, raketat dhe depot e armëve”, vazhdoi zëdhënësi i ushtrisë.

Izraeli vlerëson se në Gazë ka midis 2000 dhe 3000 luftëtarë të Hamasit. Pas fillimit të ofensivës izraelite në qytetin e Gazës, Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për ti dhënë fund ciklit të dhunës, shkatërrimit dhe vuajtjeve.

“Ndërhyrja ushtarake do të çojë në më shumë shkatërrime, më shumë vdekje dhe më shumë zhvendosje”, tha një zëdhënës i Komisionit të BE-së në Bruksel. Gjithashtu, kjo do të “përkeqësojë situatën humanitare tashmë katastrofike dhe do të rrezikojë jetën e pengjeve”, shtoi ai.

Ndërsa komisoneri i lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk i bëri thirrje Izraelit që të ndërpresë menjëherë ofensivën tokësore në qytetin e Gazës.

“E vetmja përgjigje është: ndaloni masakrën”, tha ai në Gjenevë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit