Këshilli Bashkiak i Vlorës do të mblidhet të hënën me datë 22 qershor për të diskutuar në lidhje me dorëheqjen e kryebashkiakut Ermal Dredha. Në mbledhje do të caktohet në krye të bashkisë një nga tre nënkryetarët Elis Halili, Irena Toshkallari dhe Klea Lalo.
Ermal Dredha dha dorëheqjen e tij me 10 shtator, më pas në vend të tij u emërua nënkryetar Elis Halili.
Ermal Dredha, i cili drejtonte Vlorën prej muajit korrik 2023, në letrën e dorëheqjes e argumentoi dorëzimin e detyrës si një akt reflektimi dhe përgjegjësie, dhe se po largohet me dinjitet për “t’i hapur rrugë energjive dhe ideve të reja”.









