-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Peleshi urdhëron mbledhjen, nesër prezantohet qeveria e re dhe programi i mandatit

Kryesoret

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër, më 18 shtator 2025 në një seancë plenare të rëndësishme ku do të prezantohet programi politik dhe përbërja e qeverisë së re në kuadër të fillimit të mandatit të katërt qeverisës.

Seanca do të nisë në orën 10:00, sipas urdhrit zyrtar të firmosur nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

URDHËR Nr. 6, datë 16.9.2025 Tiranë, më 8.09.2025 PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE, DATË 18.9.2025, ORA 10:00

Në mbështetje të nenit 7, pika 6, nenit 27/1, pikat 2 dhe 3, dhe nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, në zbatim të nenit 97 të Kushtetutës dhe bazuar në dekretin e Presidentit të Republikës,

URDHËROJ:

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 18.9.2025, ora 10:00.

II. II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

Projektvendimi “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

RENDI I DITËS

Në mbështetje të urdhrit nr. 6, datë 16.9.2025 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

  1. Projektvendimi “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”. (Në mbështetje të nenit 97 të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 110, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit