Ditën e sotme forca të shumtë policore, përfshirë njësitë speciale me qen anti-eksploziv kanë ndërmarrë një kontroll në godinën e Arkivit të Shtetit.
Forcat e rendit po kontrollojnë ambientet e brendshme dhe të jashtme të godinës.
Gjithashtu edhe qentë e trajnuar për zbulimin e lëndëve plasëse janë futur në ambientet e brendshme dhe të jashtme.








