Princi dhe Princesha e Uellsit mirëpritën Donald dhe Melania Trump sot në Windsor. Trump dhe Melania të kapur për dore shkuan drejt për në takim me mbretin Charles dhe mbretëreshën Camilla.
Charles dhe Camilla mirëpritën Trump dhe Melonin jashtë Victoria House. Ndërsa ceremonia u shoqërua muzikalisht nga Banda e Kalorësisë Mbretërore.
Më pas çifti Trump iu bashkua mbretit dhe mbretëreshës, si dhe William dhe Kate për një udhëtim me karrocë përmes pronës së Windsor-it drejt Kalasë.