Princi William dhe Kate Middleton pritën presidentin amerikan Donald Trump dhe Zonjen e Parë Melania Trump gjatë vizitës së tyre në Kështjellën Windsor.
Gjatë përshëndetjes, Trump i dha komplimente Kate Middleton, duke theksuar bukurinë e saj. Ky takim ishte hera e parë që çifti amerikan takohej me princin dhe princeshën që nga viti 2018.
Donald Trump është lideri i parë politik në epokën moderne që është pritur dy herë nga një monark britanik, pasi më parë ishte mirëpritur edhe nga Mbretëresha Elizabeth II në vitin 2019.