Mbrëmjen e djeshme presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar për një vizitë shtetëror.
Trump u ul në aeroportin e Stansted me avionin presidencial Air Force One, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Melania Trump.
Në fillim Trump u prit nga Vikonti Kaud dhe më pas ai së bashku me Zonjën e Parë u transportuan me helikopterin presidencial Marine One drejt Winfield House, rezidenca zyrtare e ambasadorit amerikan në Londër, ku do të qëndrojnë gjatë natës.
Vizita e Trumpit po shoqërohet nga masa të jashtëzakonshme sigurie. Ai do të lëvizë me automjetin presidencial të blinduar, të njohur si “Bisha”, i shoqëruar nga një njësi elitë e forcave speciale dhe çanta bërthamore, e njohur si “nuklear briefcase”, që udhëton gjithmonë me të në çdo vend.








