Shira të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitje dheu kanë përfshirë zonën e Uttarakhand në Indi. Si pasojë të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Ndërkohë shumë biznese, rrugë dhe banesa kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Ndërsa banorët kanë mbetur pa strehë.
Trembëdhjetë trupa u gjetën të martën në Dehradun dhe nga një në distriktet Pithoragarh dhe Nainital, raportoi gazeta Indian Express.